Foto ilustruese

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë/ 301 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

6 Janar 2021, 15:31| Përditesimi: 6 Janar 2021, 15:34

  • Share

KOSOVA- Në Kosove gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 301 raste pozitive me COVID-19 dhe 2 viktima.

Në raport me ditën e djeshme në numrin e infektimeve vihet re një rritje pasi janë regjistruar 199 raste pozitive, ndërkohë që viktimat ishin 4, pra është ulur me 2 për ditën e sotme.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar nga virusi për 24 orët e fundit është 457.

Sipas ISHK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (58 vjeç).

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 52.634, ndërkohë numri i viktimave është 1.357, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ditën e djeshme, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë sot, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?