Rritet me 6 të tjerë numri i të infektuarve në tragetin ‘Diamond Princess’, totali i të prekurve nga koronavirusi 136

10 Shkurt 2020, 16:01| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 16:25

  • Share

Rritet me 6 të tjerë numri i të infektuarve në tragetin ‘Diamond Princess’, 136 numri total i të prekurve nga koronavirusi

Numri i pasagjerëve të infektuar nga koronavirusi në bordin e tragetit ‘Diamond Princess’, i cili është  në karantinë në portin e Yokohama, në Japoni, është rritur në 136.

Kompania e transportit detar ka konfirmuar edhe për 6 raste të reja duke e çuar në 66 numrin e të identifikuarve sot nga koronavirusi I ri kinez.

Në target çdo person është i pajisur me termometër dhe teston temperaturën e trupit çdo 4 orë.

Sipas urdhërit, ai duhet të informojë ekipin mjekësor në momentin e pare që konstaton se temperatura e trupit tejkalon 37.5 gradë.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?