Rritet me 50% çmimi i  druve të zjarrit në Shkodër, Bashkia: Kadastra nuk na jep pronësinë e pyjeve

12 Tetor 2022, 21:23| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 21:30

  • Share

SHKODËR- Menaxhimi i pyjeve dhe shfrytëzimi i tyre për dru zjarri është shqetësim për bashkinë e Shkodrës, e cila tha se nuk plotëson as një për qind të nevojave të banorëve.

 “Bashkia ka çuar për miratim Agjencisë Kombëtare të Pyjore projektet për furnizimin e banorëve të fshatrave me dru zjarri. 700 m3 lëndë drusore për banorët e zonave malore. Problem është mungesa e planit të menaxhimit. Ekonomia Brucaj ka plan menaxhimi aktiv, pjesa tjeter mund ti sigurojë përmes kompanive private jashtë vendit”, shprehet Jozef Ndoci, specialist i mbrojtjes dhe menaxhimit të pyjeve.

E vetmja bashki e djathtë në vend akuzon Agjencinë Kombëtare të Kadastrës dhe Ministrinë e Mjedisit se po mbajnë peng regjistrimin e pyjeve dhe kullotave.

 “Bashkia Shkodër për regjistrimin përfundimtar të fondit pyjor. Ky proces nuk ka përfunduar nga Ministria e Mjedisit dhe Kadastra. Ky proces nuk ka përfunduar nuk është pajisur me certifikatat pronësie për fondin pyjor kullosor. Presim se është bërë pengesë nuk arrin të japë me qira tek subjektet”, thotë Ndoci.

Kompanitë e licencuara për shitjen e druve të zjarrit e importojnë lëndën drusore nga Mali i Zi dhe vende të tjera, çka ka çuar në rritjen e çmimit. Nga 5 mijë lek që ishte vitin e kaluar këtë vit një metër kub kushton 7500 lek.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?