Rritet me 20 lekë akciza e duhanit
së shpejti në fuqi, stop abuzimeve

13 Tetor 2014, 10:59| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Kur parashikohej që rritja e akcizës nga 90 lekë në 110 lekë, pra 20 lekë më shumë për duhanin të hynte në fuqi në datën 1 janar 2015, qeveria ka vendosur ta rrisë menjëherë këtë tarifë, pasi të miratohet në Kuvend. Vendimi është marrë për të shmangur rritjen abuzive të çmimit që po ndodh në treg, që gjeti miratimin e Komisionit të Ekonomisë.  

"Kemi punuar për të rritur akcizën por tani është një momënt që vëmendja është më e madhe, ndërgjegjësimi i popullatës për të ulur konsumin është rritur dhe kjo duhet shoqëruar me masa të tjera që kanë kriter fiskal, në vitin 2015 propozimi është që të shkojë akciza në 5500 lekë për 1 mijë copë." tha zëvendësministrja e shëndetësisë, Milva Ikonomi. 

"Detyrohemi që në pullën fiskale të jëtë edhe çmimi i paketës me qëllim që të mos abuzohet nga askush. Në rastin e një iniciative për ndryshime ligjore që ka për qëllim rritjen e nivelit të taksimit të akcizës, sasia e importit të mallrave të akcizës nga çasti i vendimit të Këshillit të Ministrave deri ne në hyrjen e ligjit në fuqi nuk mund të jëtë më e lartë se 5% më shumë se mesatarja mujore e imoporteve." tha Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Akciza për duhanin do të bëhet 5500 lekë për 1000 copë, nga 4500 lekë për 1000 copë që parashikonte ligji aktual. Akciza e duhanit do të pësojë sërish rritje në 1 janar të 2016-ës. Sipas projektligjit, nga kjo datë akciza për 1000 copë cigare do të shkojë në 6000 lekë, ose 6 lekë për një copë cigare. 

Por debatet në komision kanë vijuar dhe për biokarburantet kur qeveria ka propozuar të hiqet përjashtimi nga rimbursimi i akcizës së biodiezelit. Kjo ngjalli debate mes anëtarit socialist Paulin Sterkaj dhe kryetarit te komisionit Erion Braçe.

Sterkaj, propozoi të mos aplikohet akciza prej 37 lekë për litër, për biodiezel në asnjë rast, ndërsa deputeti Braçe propozoi që të mos hiqet përjashtimi nga rimbursimi i akcizës vetëm për prodhimin vendas. 

"Duhet të dini që biodiseli është shumë më shtrenjtë se nafta disel që importoi shipëria dhe akcizat janë po të njëjtat. Ne nuk kemi asnjëlloj mundësi sot biznesi që të importojnë naftë biodisel sepse për shkak të pagesës së akcizës del shumë më shtrenjtë se sa diseli." u shpreh Sterkaj

"Për prodhimin vendas ajo masë fiskale të mbetet." tha Braçe

Me shumicë votash u votua propozimi i deputetit Braçe, ndërsa u hodh poshtë ai i bërë nga deputeti Sterkaj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?