Rritet me 20 lekë akciza e cigares
Beqaj: Parandalojmë sëmundjet

1 Tetor 2014, 18:14| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Dy ministrat të Qeverisë, ai i Shëndetësisë dhe ai i Ekonomisë kanë dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të prezantuar ndryshimin në ligjin për akcizën e duhanit dhe korrigjimin i regjimit fiskal për Bio-Dieselin për t’i ardhur në ndihmë Energjisë së Gjelbër. 

Beqaj: Të angazhuar në luftën kundër duhanit, bëhen ndryshime në akcizë
Qeveria ka vendosur që të rrisë me 20 lekë akcizën e cigareve, vendimi është marrë në mbledhjen javore të këshillit të ministrave. Në emër të qeverisë ishte ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që fillimisht paraqiti shifrat që tregojnë, se një nga shkaqet e rritjes së sëmundjeve të zemrës, është pikërisht pirja e duhanit, për këtë arsye është vendosur rritja e akcizës. Dhe sipas ligjit është parashikuar që për çdo vit deri në 2017, rritja të jetë me 20 lekë.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë bëri një parantezë të sëmundjeve që shkaktohen nga duhani si ato kardiovaskulare dhe kanceri i mushkërive.
                                                  
“Duhan pirja shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare e kanceri i Mushkërive. Jemi të vëmendshëm të mbrojmë shëndetin e qytetarëve për mbrojtjen nga duhani”, u shpreh Beqaj, duke shtuar se Akti formalisht është fiskal, pasi ndryshohet ligji i akcizës për duhanin.

Ndryshimi i akcizës sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të ketë impakt ekonomik dhe social gjithashtu ai u shpreh se ndryshimi i ligjit, do ketë efekt vit pas viti deri në vitin 2017.

Më tej ai foli për ligjin aktual anti duhan duke theksuar se prej 5 javësh është zbatuar me sukses. Ai u ka bërë edhe një apel instancave përkatëse që të vijojnë punën pa tolerime gjithashtu falënderoj ata sipërmarrës që i janë bashkuar iniciativës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se kjo masë do të ulë konsumin e duhanit. Gjithashtu Rama vlerësoi edhe respektimin me rigorozitet të masës për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike.
 
Kosova e takson cigaren me 70 lekë për paketë, Mali i Zi e takson duhanin me 49 lekë për paketë dhe Maqedonia me 76 lekë për paketë, ndërsa Serbia me 92 lekë për paketë.
 
Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës, për vitin 2014 parashikohet të jetë rreth 3.3 miliardë lekë dhe 1,7 miliardë lekë në tre vitet në vijim, nga rritja me 10 lekë për paketë paketa. Si bazë për llogaritjen e efekteve, është marrë konsumi vjetor prej 3 600 ton cigare.
 
Ahmetaj: Angazhim ndaj energjisë së gjelbër, korrigjojmë regjimin e Bio-dieselit
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi angazhimin e qeverisë për Energjinë e Gjelbër duke prezantuar edhe hapin e parë drejt saj duke ndryshuar masat në regjimin fiskal të  Bio-Dieselit.
 
“Bëhen ndryshime  në regjimin e Bio-Dieselit. Ligji aktual jo vetëm që nuk e ka ndihmuar energjinë e gjelbër, por e ka dëmtuar atë.”- u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij korrigjimi i kësaj mase e bën qeverinë të ndërhyjë që sot për të pasur mundësinë që të zbatohen ato norma të kërkuara nga BE.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?