Rritet me 10 lekë taksa e 
karburantit, jo e automjeteve

5 Nëntor 2014, 07:15| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Rritet taksa e karburanteve. Paketa e re fiskale për vitin 2015 ka parashikuar që të ketë një rritje të taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për secilën kategori. Për vitin 2015 do të ketë një çmim unik për taksën e qarkullimi e cila do të jetë 27 lekë/litër, si për benzinën ashtu edhe për gazoilin. Në draftin që do të paraqitet sot në Kuvend nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani është parashikuar që të mos ketë rritje për taksën vjetore të makinave. Mendimi i cili ishte propozuar në qeveri nuk është miratuar duke bërë që të mos ketë rritje të çmimit për taskin vendore të automjeteve.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?