Foto ilustruese

Rritet krimi mjedisor gjatë katër muajve të parë, Prezenca e OSBE-së mbledh institucionet shqiptare

6 Maj 2020, 18:03| Përditesimi: 6 Maj 2020, 18:09

  • Share

Krimi mjedisor në Shqipëri u rrit gjatë katër muajve të parë të 2020-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportimeve të policisë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mundësuan një takim online të Grupit Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe veprimtarëve të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit diskutuan për nevojat e institucioneve, veçanërisht në këtë periudhë dhe shqyrtuan disa raste të paraqitura nga organizatat e shoqërisë civile dhe media lidhur me importin e mbetjeve të rrezikshme, derdhjet e naftës dhe hidrokarbureve, gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.

Pjesëmarrësit ishin në një mendje për nevojën e një akti ligjor, që do të qartësonte rolin e inspektorateve të ndryshme që merren me krimin mjedisor dhe, në veçanti, rolin e pushtetit vendor.

Kjo nevojë u theksua pas ndryshimeve në Kodin Penal, në tetor 2019, ku trafikimi i mallrave të ndaluara, menaxhimi jo i duhur i mbetjeve dhe transporti i mbetjeve ilegale u bënë vepra penale.

Për të mbështetur autoritetet vendore, Prezenca hartoi një udhëzues për kompetencat e autoriteteve vendore në parandalimin e krimit mjedisor. Ajo do të vijojë të punojë ngushtë me të gjithë aktorët në këtë fushë.

Grupi Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor, ku marrin pjesë 11 institucione, u krijua në vitin 2015, me mbështetjen e Prezencës. Po ashtu, Prezenca dha kontribut në ndryshimet e Kodit Penal për krimin mjedisor, rriti ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e çështjeve të krimit mjedisor, si edhe kapacitetet e autoriteteve të Shqipërisë për t’i trajtuar ato.

Komento

Komente

  • KAjani: 07/05/2020 00:10

    INSPEKTORIATI I PYJEVE TE MARRE NE RUAJTJE DHE LUMEJTE.....KUSH TE KAPET DUKE HEDHUR PLEHRA NE LUME TE DENOHET ME GJOBE TE LARTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?