Rritet interesi për arsimin profesional në Vlorë, 60% e nxënësve punësohen që në bankat e shkollës! Informatika më e preferuara

15 Mars, 15:46| Përditesimi: 15 Mars, 16:09

  • Share

Numri i nxënësve që studiojnë në arsimin profesional ka njohur rritje në Vlorë. Drejtori Gentian Boci thotë se në shkollën profesionale industriale mësojnë 500 nxënës, ku dega më e preferuar është Informatika.

“Ne kemi rritur numrin e regjistrimeve. Nga 1000 nxënës që mbarojnë klasën e 9-të, 250 ndjekim vitin e parë në arsimin profesional. Pra 25 deri në 30 për qind e zë arsimi profesional dhe 70 për qind ai i përgjithshëm. Synojmë ta çojmë në 40-50 për qind siç e kanë shumë shtete të Europës”.

Me 5 drejtime, shkolla industriale e Vlorës është ndër më të mëdhatë në vend, ku nxënësit mund të zgjedhin një shumëllojshmëri profesionesh.

“Ne kemi 5 drejtime me 21 profesione. Informatika (IT) është e para. Hidraulika është trefishuar vitet e fundit. Mekanika, shërbim dhe mjete transporti elektroteknika”.

Shkolla profesionale industriale e Vlorës bashkëpunon me 90 biznese, ku nxënësit jo vetëm kryejnë praktikën por mund të gjejnë punë që në bankat e shkollës.

“Nxënësit bëjnë praktikë dhe të shtunave apo pasditeve punojnë. Rreth 60 për qind e nxënësve të viteve të dyta dhe të treta janë të punësuar dhe marrin rrogë aty ku marrim praktikën. Kjo vjen për shkak të urisë së tregut që nuk e plotëson personelin”.

Përpos Industriales, Vlora ka dhe shkollën Tregtare me afro 360 nxënës me dy drejtime, hoteleri-turizëm dhe ekonomi-biznes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?