Rritet inflacioni në shtator, ndikuan artikujt shkollorë e shtrenjtimi i qirave! Shtrenjtohen më shumë ushqimet kahasuar me një vit më parë

9 Tetor 2023, 14:32| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 16:15

  • Share

Fillimi i vitit të ri shkollor rriti lehtë inflacionin në muajin e kaluar, në krahasim me muajin gusht, për shkak të rritjes së çmimeve të artikujve mësimor. Sipas INSTAT inflacioni në muajin shtator ishte 4.1% nga 4% që ishte në gusht.

Po ashtu në muajin shtator janë rritur edhe çmimet e qirave sipas INSTAT, kjo lidhet edhe me faktin që u rikthyen studentët, për sezonin e vjeshtës dhe fillimin e universiteteve.

Ndërsa në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, shtrenjtimi i ushqimeve është shkaku kryesor i rritjes së inflacionit. Ushqimet dhe pijet joalkoolike në muajin e kaluar u shtrenjtuan me 7.9% krahasuar me vjet.

Kontributi më i madh është dhënë nga rritja e çmimeve të zarzavateve me 24,1%, ndjekur nga produktet e mishit që u shtrenjtuan me 9,4 %, apo “qumështi, djathit dhe vezët” me 8,3 % si edhe rritja e çmimit të “frutave” me 7.5%.

Sipas raportit të INSTAT, krahasuar me shtatorin e vitit 2022 janë shtrenjtuar të gjitha kategoritë nga mobiliet deri tek shëndeti e komunikimi, ndërsa i vetmi grup që ka pasur ulje çmimi me 7.2% ka qenë grupi i “Transportit”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 09/10/2023 15:32

    Kur nuk funksionon shteti do shtrenjtohen gjdo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?