Rritet me 15 lekë për metër kub çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë, ja tarifat e reja! Pensionistët: Çmimi i papërballueshëm, uji vjen me orar

9 Janar, 21:15| Përditesimi: 11 Janar, 08:25

  • Share

 

Me kërkesë të Ujësjellësit të Vlorës dhe vulën e Enti Rregullator të Ujit (ERRU) fatura e ujit të pijshëm do të shtrenjtohet për banorët e qytetit të Vlorës, Himarës, Selenicës. Në një vendim të bërë publik në Fletoren Zyrtare çmimi i ujit për familjarët nga muaji i ardhshëm (shkurt 2024) do të jetë 33.3 për qind më i lartë sesa aktualisht.

ERRU ka miratuar një tarifë 60 lekë/m3 ujë për këtë kategori nga 45 lekë/m3 që është aktualisht. Për biznesin dhe klientët publikë që janë kryesisht institucionet tarifat e reja do të jenë 20 për qind më të larta.

Ndërkohë shërbimi i largimit të ujërave të ndotura ka pësuar gjithashtu rritje. Tarifa e miratuar për familjarët është 17 lekë, me një rritje 13 për qind. Për biznesin dhe konsumatorët publik tarifa e re është 28 lek, duke pësuar rritje me 12 për qind.

Rritje kanë pësuar edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë.

Ndërmarrja e ujësjellësit të Vlorës bashkon tre ujësjellës që është ai i Vlorës, Selenicës dhe Himarës por që ende sipas statusit të publikuar në faqen e ERRU nuk është bërë riorganizimi i plotë i shoqërisë.

Çmimet e reja të ujit
Tarifat aktuale dhe të propozuara

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meno Bixga: 10/01/2024 15:29

    Dihej ky muabet qekur cuan nje xhepist dhe hajdut pompash lavazhi drejtor aty

    Përgjigju
  • Ina: 10/01/2024 09:21

    Cohuni ne protesta. Jeni apo jo vlonjate?

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 09/01/2024 23:43

    Hic pa Abilin, 33% me shume! Cmimin e Ujit, djalka i Vlores me llagapin Dredha, e rriti me 33%, ndersa UJI ne VLORE DERDHET NE DET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?