Foto ilustruese

Rritet çmimi i naftës edhe në Kosovë, por më lirë se vendet e rajonit! 1 litër kushton nga 1.23 deri në 1.30 euro! Berjani: Shkak tregjet ndërkombëtare

7 Shkurt 2022, 15:34| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 15:37

  • Share

Çmimi i naftës ka shënuar rritje edhe në Kosovë. Ka muaj që ka filluar rritja e çmimeve të produkteve të ndryshme elementare në Kosovë. Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se çmimi i derivateve të naftës tashmë ka arritur në 1.30 euro për litër.

“Sa i përket rritjes së çmimit të naftës dihet se çmimin e cakton BERZH dhe organizata prodhuese OPEK. Çmimet në Kosovë variojnë një litër dizel 1.23 deri në 1.30″.“Benzina 1.25 deri në 1.32 cent.”-shprehet Berjani.

Ky i fundit thotë se kjo rritje vjen për shkak të tregjeve ndërkombëtare, por thekson se Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon.

“Në tregjet ndërkombëtare çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Nuk ka vështirësi gjatë importit, sepse importi është në nivel. I vetmi problem është çmimi i lartë i naftës sepse rëndon qytetarët por këtu nuk e përcaktojmë ne çmimin por është në pyetje vetëm BERZH.”-deklaron Bejrani.

Javën e fundit çmimi i karburantit pësoi rritje edhe në Shqipëri duke iu afruar 200 lekëve për litër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?