Rritet çmimi i druve të zjarrit në Kukës, shtrenjtohet me 1000 lekë më shumë për metër kub

25 Gusht 2022, 17:11| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 17:27

  • Share

Periudha e verës po shfrytëzohet nga qytetarët kuksianë për të siguruar lëndën drusore për t’u ngrohur gjatë dimrit, por ajo që duket e papërballueshme për ta është rritja e çmimit të druve të zjarrit me 1000 lekë për m3.

Në Kukës nga 4000 lekë për m3, që ka qenë një vit më parë këtë vit çmimi i druve të zjarrit ka shkuar në 5000 lekë për m3.

 'Ka shkuar 50.000 e nuk e di sa do shkojë. Po presim me shpresë tek ngrohja globale, mos është dimri më i butë. Nuk e di a do blejë dru, mund të rrimë dhe në batanije se nuk kam ç’a bëj, jam pa punë’,- thotë një qytetar.

Në këtë kohë krize dhe situate të vështirë ekonomike ekonomike qytetarët thonë se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme dhe do ta kenë më vështirë për t’u ngrohur këtë dimër.

'Çmimi është shumë i lartë dhe s’ka.  Nuk kemi fare të ardhura, ku të punojmë dhe asgjë. Kemi mbaruar si vend',- shprehet nje qytetar tjetër.

'Janë rritur çmimet. Gjithçka në rritje këtu, asnjë gjë në ulje. Nevojë kemi, pa dru s’kemi ça bëjmë se nuk kemi ngrohje tjetër'- tha një qytetar tjetër.

Dimri në Kukës është tepër i acartë dhe pjesa më e madhe e qytetarëve preferojnë alternativën e ngrohjes me dru zjarri ndërsa prej dy vitesh nuk ka pikë tregtimi të licencuar për shitjen e lëndës drusore me çmime të volitshme për qytetarët. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?