Kronikë

Rritet çmimi, buka masive shitet me 100 lekë në Korçë! Qytetarët: Më lirë çmimet në Greqi se në Shqipëri, këtu nuk jetohet

8 Shtator 2021, 19:39| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 19:51

  • Share

Nga një vëzhgim i Report Tv në furrat e bukës të qytetit te Korçës vihet re rritje e çmimit të këtij produkti  nga 10 deri në 20 lekë.

Çmimi i bukës masive prej 100 lekësh, është i papërballueshëm thonë qytetarët.

'Me 100 lekë buka e plotë edhe gjysma prap 100 lekë. Ne që jemi pensionistë shumë të vështirë e kemi. Kushtojnë ilaçet, tarifat e shtëpisë.'- tha një qytetare.

'Mos më keq na duket, për shtresën e varfër një herë shumë keq.'- tha një tjetër qytetar.

Ndër të tjera ata ngrenë shqetësimin se të tjera produkte të shportës kanë pësuar rritje të çmimit.

'Ke të tërë ushqimoret që janë rritur vaji nga 1600 në 2600 lekë'- tha një qytetar.

'S'ka më keq për të gjithë!'- tha një tjetër.

'Shumë katastrofike. Kemi dy javë që kemi ardhur nga Greqia dhe na duket një jetë jo normale, ndryshon si nata me ditën.'- tha një qytetar.

Rritja e çmimit të bukës, por edhe e produkteve të tjera është një nga temat më të diskutuara në Korçë dhe jo vetëm pasi çmimi i lartë i prodhimeve të brumit po vihet re edhe në qytete të tjera të juglindjes.

Çmimi i bukës në nëpër furra është rritur me 10 deri në 20 lekë nga java e kaluar. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ree: 09/09/2021 05:06

    Shko ne Greqi te shikosh si jetohet me qera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?