4 raste të reja me COVID në fasoneri në Krujë! Në Berat infektohet një fëmijë dhe një punonjëse e bashkisë

14 Maj 2020, 09:31| Përditesimi: 14 Maj 2020, 09:43

  • Share

4 punonjës të një fasonerie kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Krujë. Gjatë gjurmimit dhe hetimit të epidemiologëve në terren gjatë ditës së djeshme janë kryer 37 tamponë, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Nga rastet e konfirmuara pozitive , 3 janë nga Kruja dhe 1 nga Fushë-Kruja, të cilët punojnë në fasonerinë Altek shpk , e cila ka rreth 400 punëtorë.

Nuk dihet ende se si do të veprohet me këtë fasoneri.

Në Berat, një nga zonat e gjelbra, 2 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, të cilët janë raste kontakti me të infektuar.

2 personat janë familjarë të dy personave të prekur më herët nga virusit. Nga 33 testet që janë bërë ditën e djeshme në Berat, vetëm 2 lanë rezultuar pozitiv. Nga këto teste 21 janë bërë në punonjësit e bashkisë dhe 12 janë familjarë të rasteve të të prekurve më parë.

Në rastet e reja është djali 10-vjeç i një të infektuarve 44 vjeç dhe një tjetër është një punonjëse e bashkisë, familjare e rasteve të prekura në Ujësjellës-Kanalizime në Berat.


Lajmi kryesor:

Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 18 raste të reja gjatë 24 orëve! 77% e të prekurve të shëruar (VIDEO)


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?