Foto ilustruese

Rritet besimi në Ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndikuan pozitivisht ndërtimi, tregtia e konsumi! Pritet serish rritje çmimi të banesave

1 Mars 2023, 16:47| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:50

  • Share

Besimi në ekonominë shqiptare vijon të jetë në ecuri pozitive. Bizneset e ndërtimit janë besimplotë se çmimi i banesave do të vijojnë rritjen në vitin 2023. Ndërsa tregtarët presin ulje të kostove të prodhimit të tyre gjatë këtij viti.

Treguesit e ndjesisë ekonomike për muajin shkurt 2023 regjistroi vlerën 106.7, duke ruajtur nivelin e një muaji më parë, por duke qenë në një rritje pozitive, krahasuar me fundin e vitit 2022.

Këtë besim pozitivë në ekonominë shqiptare e kanë frymëzuar sektori i ndërtimit, tregtisë, prodhimit dhe të besimit të konsumator. Frenimin e rritjes e nxiti sektori shërbimeve.

Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar të mërkurën, evidentojnë se besimi në industri është rritur me 2.2% në muajin shkurt, ndikuar nga vlerësimet pozitive për kontratat porositësi, si vendase ashtu edhe nga eksportet. Krahasuar me mesataren historike, niveli i treguesit është rreth 5.2 pikë përqindjeje më i lartë. Bizneset vlerësojnë me rritje të lehtë prodhimin industrial.

Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje të fortë me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt. Niveli i tij mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 24 pikë përqindjeje. Rritja në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i lartë për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga ai i porosive. Bizneset e ndërtimit presin rritje të çmimeve të tyre në të ardhmen.

Edhe besimi në tregti ka rritje 0.9%. Tregtarët vlerësuan me rritje ecurinë e biznesit të tyre. Pritjet për çmimet dhe punësimin në të ardhmen u vlerësuan me rënie

Konsumatorët gjithashtu kanë më shumë besim në ekonomi. Treguesi i besimit konsumator vijoi të përmirësohet për të pestin muaj me radhë, duke iu afruar më shumë mesatares historike të tij. Rritja u ndikua nga pritjet më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha gjatë muajve të fundit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?