Rritet 6.8 për qind tregtia
me pakicë, në krye ushqimet

27 Shtator 2014, 07:57| Përditesimi:

  • Share
Kërkesa e brendshme po jep shenja rritjeje. Sipas INSTAT-it, indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.2% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me tremujorin e pare rritja e shitjeve me pakicë ishte 6.8%.

INSTAT e ndërton këtë tregues të ndarë në dy pjesë kryesore, ku tregtia e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara është nënindeks i veçantë nga tregtia me pakicë e mallrave të tjerë. E ndarë sipas këtyre dy grupeve, tregtia e hidrokarbureve regjistroi rritje vjetore me 4%, ndërsa tregtia me pakicë e mallrave të tjerë u rrit me 4.3% kundrejt tremujorit të dytë.

Grupmallrat me nivelin më të lartë të rritjes së shitjeve ishin ushqime, pije duhan, me 25% dhe veshje e këpucë, me 28.3%. Këto të dhëna i shtohen treguesve të tjerë të tërthortë të përmirësimit të kërkesës së brendshme, si rritja e importeve dhe rritja e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Shitjet me pakicë përgjithësisht janë treguesi kryesor statistikor për vlerësimin e kërkesës konsumatore në ekonomi. Kampioni i ndërmarrjeve për anketim zgjidhet nga Regjistri
Statistikor i Ndërmarrjeve, ku ato me 1-4 të punësuar anketohen me zgjedhje, ndërsa +5 të punësuar anketohen të gjitha.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?