Rriten temperaturat, rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot

15 Shkurt 2022, 07:09| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 09:08

  • Share

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, vendi ynë paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Një ciklon i fuqishëm me origjinë në Antlantikun e veriut do të sjellë reshje të dendura dëbore nga skandinavia deri ne brendësi të kontinentit KU reshje me intensitet të lartë do të përjetojnë; Skandinavia, Gjermania, Austria dhe Franca Po ashtu, shira intensiv1 dhe stuhi të forta ere do të vijojnë në Britaninë e madhe NDERSA moti i kthjellët me vranësira të pakta do të dominojë gadishullin Iberik dhe pjesërisht Europën juglindore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?