Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

23 Mars 2022, 07:18| Përditesimi: 23 Mars 2022, 12:17

  • Share

Sipas MeteoAlb vijon vendi ynë në orët e para të ditës në dominimin e kthjellimeve në po thuajse gjithë territorin, por kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të lehta dhe të pakta vranësirash në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 - 3 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?