Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

31 Janar 2022, 07:12| Përditesimi: 31 Janar 2022, 08:01

  • Share

Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë orëve të paradites dhe pasdites do të paraqite në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?