Rriten temperaturat deri në 12 gradë celsius, vranësirat 'mbulojnë' verilindjen, ja si parashikohet moti për këtë të diel

30 Janar 2022, 07:18| Përditesimi: 30 Janar 2022, 07:55

  • Share

Territori ynë në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Por vranësirat e pakta do të jenë më të fokusuara në zonat verilindore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 12°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?