Rriten të prekurit në vend, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën ndaj COVID-it

1 Gusht 2020, 11:16| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 15:12

  • Share

Sistemi shëndetësor në vend do të pajiset edhe me 300 mjekë, infermierë, teknikë pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID19.

Ekipet në terren janë dyfishuar në të gjitha qarqet për të testuar,gjurmuar e hetuar. Epidemiologët e terrenit thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.

Ata u bëjnë thirrje të rinjve që të ndërgjegjësohen më shumë pasi po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ua transmetojnë prindërve e gjyshërve të tyre.

Komento

Komente

  • Ilir: 01/08/2020 17:55

    Po ku do i gjejne 300 mjeke e infermiere? Nuk ka infermiere per sallat e kirurgjise ne qsut jo do kete per spitale covid. Te shkojne ti marrin ne Gjermani tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?