Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet

31 Mars 2020, 15:31| Përditesimi: 31 Mars 2020, 16:40

  • Share

Në muajin e dytë të vitit të ardhurat e mbledhura kanë arritur në rreth 70.8 miliardë lekë, nga 68.8 miliardë lekë që u mblodhën në muajin shkurt të vitit të kaluar, pra rreth 2 miliardë lekë më shumë. Në muajin shkurt referuar të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat tatimore kanë arritur në 66.9 miliardë lekë, ku 46.9 miliardë janë mbledhur nga tatimet dhe doganat.

Me rreth 1.4 miliardë lekë janë rritur të ardhurat nga TVSH-ja në muajin shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht në muajin shkurt të ardhurat nga TVSH-ja kanë kapur shifrën e 22.9 miliardë lekëve.

Të ardhurat e arkëtuara nga ky zë buxhetor kanë pasur ecuri pozitive, pavarësisht se gjatë vitit të kaluar plani i realizimit të ardhurave nuk u realizua në asnjë muaj në 2019. Në këtë periudhë të parë të vitit ecuri pozitive kanë pasur të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, si dhe të ardhurat nga akciza.

Ndërkohë kanë pasur ecuri negative të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi të ardhurat personale pasi kanë rënë me 484 milionë lekë në shkurt të këtij viti dhe janë arkëtuar gjithsej 6.1 miliardë lekë. Po ashtu edhe pushteti vendor nuk ka regjistruar ecuri pozitive, pasi të ardhurat kanë pësuar rënie nga 3.2 miliardë që u mblodhën një vit më parë në 2.9 miliardë në këtë vit.

Po ashtu edhe investimet nuk kanë regjistruar ecuri pozitive pasi shpenzimet janë reduktuar në raport me vitin e kaluar. Në dy muajit e parë të vitit shpenzimet kanë arritur në 99.3 miliardë lekë ndërsa në të njëjtën periudhë një vit më parë shpenzimet arritën në 100 miliardë lekë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?