Kronikë

Rriten sipërfaqet me kanabis në Lezhë, mblidhet task-forca! Prefekti jep alarmin: Shifrat tregojnë shtim, gjithsekush të bëjë detyrën

29 Maj 2021, 08:29| Përditesimi: 29 Maj 2021, 08:37

  • Share

Sipërfaqet e mbjella me kanabis janë rritur frikshëm gjatë 4 muajve të fundit në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, për këtë arsye Prefekti i këtij qarku Gjok Jaku ka thirrur task-forcë,duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme, sidomos nga Policia. Jaku deklaron se Lezha është kthyer në një njollë të zezë sa i përket vendeve ku kultivohen më së shumti bimët narkotike.

"Ajo që shoh sinjalet nuk janë pozitive nga raportimet e drejtorisë së policisë ka pas disa goditje në të tria njësitë Lezhë, Kurbin e Mirditë kemi raste jo vetëm të tentativës por edhe të kapjes së fidanëve pavarësisht kemi një apo dy autorë shihet tendencë në rritje. Këto shifra që raportohen tregojnë një tendencë në rritje që ky sezon të jetë tendencë për shtimin e sipërfaqeve nga kultivuesit ku munden dhe si munden nga grupet kriminale. Secili prej pjesëtareve të task-forcës të bëjë punën e duhur që lezhë të mos jetë njollë e zezë në hartën e kanabisit", ka deklaruar Gjok Jaku, prefekt i Qarkut Lezhë.

Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Zef Laska, nuk dha shifra për sipërfaqet e mbjellura me drogë këtë vit, por tha se janë identifikuar zonat më problematike, ndërsa disa po mbahen në monitorim.

"Ne kemi të qartë hartën e kultivimit për çdo bashki, kemi identifikuar autorët e mundshëm dhe po i monitorojmë në mënyrë fijuese. larg de sa më larg këtij fenomeni se asnjë nuk do të tolerohet", shprehet Zef LASKA, drejtor i Policisë Lezhë.

Task-Forca e qarkut të Lezhës u mblodh një ditë pasi policia njoftoi se ka kryer një operacion në zonën malore të Mirditës, ku u arrestuan 5 persona që u kapën duke fidanë me bimë narkotike.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?