Rriten shifrat e të infektuarve me COVID, në 24 orët e fundit rezultojnë pozitiv 550 qytetarë! Një humbje jete

28 Qershor 2022, 17:16| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 17:20

  • Share

Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID janë rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit. Nga 1537 testime të kryera në të gjithë vendin, 550 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 81 vjeç. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Sakaq janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

550 qytetarë pozitiv në këto bashki:

340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë. Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         550

Të shëruar në 24 orë       210

Të shtruar në spitale         19

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 1537

Testime totale              1,846,098

Raste pozitive                 279,717

Raste të shëruara             274,054

Raste Aktive                        2,164

Humbje jete                         3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            1,602

Vlorë                        126

Fier                                           113

Durrës                      86

Gjirokastër             67

Lezhë                        49

Shkodër                                  46

Elbasan                    36

Korçë                       17

Berat               14

Dibër                          6

Kukës                         2

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durimi: 29/06/2022 06:55

    Te vendoset perseri karantina.

    Përgjigju
    • Durimi u sos: 29/06/2022 11:15

      Mbyllu ti ne shtepi dhe mos na caj daullen. Te guxojne edhe njehere te na mbyllin se e shohin mire se ca do behet. Nuk kane pare gje akoma.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?