Foto ilustruese

Rriten sërish infektimet nga COVID-19 në Kosovë/ 368 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

23 Shkurt 2021, 15:11| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 15:14

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 368 persona dhe janë raportuar 4 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, pasi dje kanë humbur jetën 260 persona si pasojë e virusit, ndërkohë sot është shënuar 1 viktimë më shumë se dje.

Numri i personave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, është 241 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 67.008, ndërkohë që ai i viktimave është 1.579 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?