Spitali infektiv

Rriten rastet pozitive me COVID-19! 59 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

5 Qershor 2022, 16:06| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 16:10

  • Share

Janë rritur sërish rastet pozitive me COVID-19 në vendin tonë, 59 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 489 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 33 në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë. 

Janë 301 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,605 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Qershor 2022)

  • Raste të reja ditore          59
  • Të shëruar në 24 orë       35
  • Të shtruar në spitale         5
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 489
  • Testime totale               1,831,874
  • Raste pozitive                  276,403
  • Raste të shëruara             272,605
  • Raste Aktive                         301
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            195
  • Fier                  48
  • Vlorë                22
  • Durrës              13
  • Korçë               6
  • Gjirokastër       5
  • Lezhë               3
  • Elbasan            3
  • Shkodër           2
  • Dibër                2
  • Berat                1
  • Kukës              1

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?