Foto ilustruese

Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP konfirmon 17 të infektuar

25 Janar, 16:33| Përditesimi: 25 Janar, 23:06

  • Share

Vijojnë të rriten rastet me fruth në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se deri tani janë konfirmuar 17 raste me fruth.

Gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi raporton se 12 prej rasteve janë me shenja klinike. 

Nga 17 raste me fruth, 12 prej tyre kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, por nuk janë nga e njëjta familje.

Një ditë më parë Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve duke garantuar se nuk është shkak për autizmin.  

Në raportin e fundit, Organizata Botërore dha alarmin për rritjen drastike të rasteve të fruthit në Europë, rreth 45 herë më shumë sesa në vitin 2022. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?