Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, 352 persona pozitivë në 24 orët e fundit! Shënohet një viktimë

7 Gusht 2021, 16:22| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 16:25

  • Share

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive, kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me përhapjen e variantit delta. Si rezultat i 5.204 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 352 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 13 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.732 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 108.623, ndërkohë që ai i viktimave është 2.269 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 1.659 qytetarë me koronavirus.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 9.590 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 487.685 persona janë vaksinuar gjithsej, ku prej tyre 166.148 i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?