Rriten rastet me covid, shtohen kontrollet! Por ulen gjobat, vetëm 16 gjoba nga 1661 kontrolle

18 Qershor 2020, 16:24| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 17:39

  • Share

Me rritjen e rasteve të infektuarve me koronavirus, janë shtuar edhe kontrollet në subjektet tregtare për respektimin e protokollit të sigurisë. Megjithatë edhe pse kontrollet janë shtuar dhe brenda një dite janë kryer 1661 kontrolle e monitorime, por janë vendosur vetëm 16 gjoba.   

Më datë 16 qershor 2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur  16 masa administrative  konkretisht:

• 1 gjobë në markete ushqimore

• 8 gjoba bare e restorante

• 2 gjoba në furra buke        

• 2 gjoba në farmaci

• 1 gjoba në dyqan jo ushqimor

• 1 gjobë në qendër estetike

• 1 gjobë për grumbullime e tubime

Ndërsa në 1661 inspektimet dhe monitorimet në të gjitha qarqet e vendit janë kryer në:

• 360 Pika të shitjeve të produkteve ushqimore (markete/supermarket/dyqane ushqimore)

• 645 Bar-kafe/restorante/ piceri/ fast food

•   76 Furra buke/ pasticeri

• 342 Shitje me pakicë të produkteve të tjera jo ushqimore

•   84 Zyra Pagesash (OShEE, UK, Shërbim Postar, Filiale bankaetj.)

•   57 Farmaci

•     3 Institucione të shërbimit shëndetësor

•     2 Biznese/ fason/ call center/ fabrika e linja prodhimi e perpunimi,

•     7 Klinikë/ laborator dentar

•   63 Berber/parukeri

•     3 Institucione Arsimore

•     2 Institucione Publike

•     1 Hotel

•   13 Shërbim riparimi

•     2 Subjekte argëtimi, qendra interneti, playstation, lojëra për fëmijë, etj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?