Police

Rriten pagesat e kompensimit për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga 1 korriku

29 Qershor 2022, 20:35| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 22:04

  • Share

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rrisë dietat e efektivë të policisë, të cilët shërbejnë larg nga vendbanimi i tyre, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme.

Sipas vendimit, i cili hynë në fuqi nga data 1 korrik, punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin vetëm 3 000 lekë në muaj.

b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 5 000 lekë në muaj.

c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 8 000 lekë në muaj.

ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 10 000 lekë në muaj.

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 15 000 lekë në muaj.

VENDIMI

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.256, DATË 25.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN PËR PRIVACIONET DHE HUMBJET QË I SHKAKTOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, PËR SHKAK TË NEVOJAVE TË PUNËS DHE TË SHËRBIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;

b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;

c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;

ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir: 01/07/2022 06:47

    Respekt për policin e shtetit, këto bij e bija meritojnë më shumë suport shtetëror dhe mbështetje nga shoqëria civile . Zoti bekoftë policinë tonë.

    Përgjigju
  • Koli: 29/06/2022 22:29

    Mir qe ja ngriten djetat policeve ! por ç'fare heqin per ti mare ato djeta! Shkojne me muaj te tere per ti marre ato para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?