Spitali Infektiv

Rriten ndjeshëm rastet me COVID-19 në vend, 92 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

15 Qershor 2022, 16:34| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 16:40

  • Share

Janë rritur ndjeshëm rastet pozitive me COVID-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 raste pozitive nga 511 testime të kryera ndërkohë ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë 83 qytetarë ndërsa dy ditë më parë kemi pasur vetëm 7 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.

Janë 409 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Qershor 2022)

  • Raste të reja ditore          92
  • Të shëruar në 24 orë       56
  • Të shtruar në spitale         8
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 511
  • Testime totale               1,836,208
  • Raste pozitive                  276,913
  • Raste të shëruara             273,007
  • Raste Aktive                         409
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            299
  • Vlorë               41
  • Fier                  26
  • Gjirokastër        10
  • Korçë                9
  • Shkodër            9
  • Durrës               6
  • Berat                 4
  • Elbasan             3
  • Lezhë            2

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?