Ministri Bledi Çuçi dhe ambasadorja amerikane Kim

Rriten me 26% eksportet e Shqipërisë me SHBA-në, ambasadorja: Duhet të nxiten më shumë mundësi

14 Shkurt 2020, 16:56| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 16:58

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim gjatë takimit me ministrin e Bujqësisë përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26%.

"Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet" shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë.

Prej mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik tre vjeçar, ambasadorja vijon takimet me ministrat e kabinetit dhe përfaqësues të legjislativit dhe gjyqësorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?