Foto ilustruese

Rriten lehtë temperaturat, shikoni motin për sot

26 Nëntor 2020, 07:27| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 07:31

  • Share

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte tamosferike për zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonën e ulët dhe atë malore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mengjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten  nga -1°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vijon  ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Gadishullin Iberik duke diktuar vranësira dhe shira. Po ashtu Veriu dhe Lindja e Kontinetit MBETEN me temperatura të ulta, reshje dëbore dhe stuhi ere. NDERSA kthjellimet mbizotërojnë pjesërisht Europën Qëndrore dhe Jugore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?