Foto ilustruese

Rriten infektimet me COVID-19, regjistrohen 1563 qytetarë të infektuar në vend, një viktimë në 24 orë

13 Korrik 2022, 18:25| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 18:29

  • Share

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1563 qytetarë të infektuar me COVID-19. Vihet re një rritje e rasteve, krahasuar me një ditë më parë, ku u identifikuan 1215 qytetarë të infektuar.

Fatkeqësisht, një 87-vjeçar nga Tropoja nuk i ka mbijetuar dot infektimit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 7,063 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 725 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         1563
Të shëruar në 24 orë      725
Të shtruar në spitale        30
Humbje jete në 24 orë      1
Testime ditore                   3353

Testime totale               1,872,728
Raste pozitive               290,954
Raste të shëruara         280,374
Raste Aktive                  7,063
Humbje jete                   3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           4,468
Durrës          547
Fier              472
Vlorë            365
Berat            243
Elbasan        223
Shkodër        221
Gjirokastër    165
Lezhë            141
Korçë             102
Dibër               75
Kukës              41

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?