'Rriten eksportet e fruta-perimeve', drejtori i përgjithshëm i Doganave: Ulen importet e mallrave të akcizës dhe karburantet

27 Prill 2020, 23:23| Përditesimi: 27 Prill 2020, 23:28

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi tha se nuk ka mungesë të produkteve ushqimore dhe se furnizim vijon në rregull. Sipas tij eksportet janë rritur ndjeshëm sidomos ato të fruta-perimeve, ndërsa janë ulur importet e mallrave të akcizës, pijeve alkoolike dhe karburanteve. Në një lidhje Skype për emisioni "5 pyetje nga Babaramo", Bardhi foli edhe për krijimin e një korridori të gjelbër, ku tha se ata thjeshtëzojnë procedurat e kalimit të produkteve jetike për të situatë COVID-19 por që nuk do të thotë se u shmangen kontrolleve.

'Tregu po furnizohet me mallra ushqimore në mënyrë të vazhdueshme. Kemi krijuar Korridorin e Gjelbër që të gjithë mallrat tregtare ushqimore dhe mjekësore, jetike për këtë situatë, të kalojnë me procedurë të lehtësuar, pa pritur në kufi dhe radha. Megjithatë duhet theksuar se kontrollet ndaj tyre nuk mungojnë. Pra ato nuk u shmangen kontrolleve, por është thjeshtësim i proceduar dhe shpejtësi me to për të mos pasur pritje në pikat kufitare", tha Bardhi.

Në lidhje me importin e mallrave, Bardhi tha se ka një ulje të ndjeshme të importit të produkteve te akcizës dhe karburanteve, por ka rritje të ndjeshme të eksporteve të fruta-perimeve.

"Importi vijon, kanë pasur rënie mallrat e akcizës dhe pijet alkoolike dhe karburantet. Për shkak të uljes së lëvizshmërisë karburantet janë me minus 17 mijë tonë në import. Megjithatë ka pasur një rritje të importit të naftës javën që kaloi për shkak të lehtësimit dhe të masave për qarkullimin e mjeteve. I reduktuar vijon të jetë importi i pijeve alkoolike dhe ka pasur  një rritje të eksporteve të fruta-perimeve. Ndërsa limonët e portokallet janë më të importuarit", tha Bardhi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?