Turqi/ Rrëzohet teleferiku në Antalia, 1 i vdekur, qindra persona të bllokuar në ajër

13 Prill, 09:34| Përditesimi: 13 Prill, 09:59

  • Share

Një person humbi jetën, 10 mbetën të lënduar dhe 112 të tjerë mbetën të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antalia të Turqisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias dhe kabina ra në një zonë shkëmbore.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ajër vazhduan pa ndërprerje dhe 112 personat u evakuuan me sukses.

Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri Yerlikaya tha se 4 helikopterë të Komandës së Rojës Bregdetare morën një rol aktiv në përpjekjet e shpëtimit.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se: “Si pasojë e rënies së një kabine teleferiku në lagjen Konyaaltı të Antalisë, një person ka humbur jetën dhe 10 persona janë lënduar. Të plagosurit janë dërguar në spital, gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë.’.

Autoritete turke njoftuan se ‘për incidentin do të nisin hetimet’.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?