Raketa dhe harta e vendeve ku mund të kenë rënë mbetjet

Rrëzohet raketa kineze që kishte dalë jashtë kontrollit! Mbetjet dyshohet të kenë rënë në Shqipëri dhe Greqi

24 Janar 2023, 10:37| Përditesimi: 24 Janar 2023, 10:43

  • Share

Mbetjet e një rakete kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit në atmosferën e Tokës pasditen e 21 janarit, thuhet se kanë rënë pranë Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas mediave të huaja, pjesë të raketës kineze CZ-2C-Y35 , e lëshuar në orbitë në vitin 2014, janë shpërndarë në vende të ndryshme, duke mos përjashtuar mundësinë që mbetjet të arrijnë në tokë.

Mësohet se mbetje të raketës të dalë jashtë kontrollit të kenë rënë në jug të Shqipërisë dhe perëndim të Greqisë.

Por kërkimet vijojnë për të parë nëse realisht mbetje të kësaj rakete kanë përfunduar në Tokë.

Harta e vendeve ku mund të kenë rënë mbetjet e raketës kineze

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?