Erion Isufi dhe Ervin Bushati

Rrëzohet padia e kunatit të Lulzim Bashës kundër deputetit socialist, gjykata: Isufi të paguajë shpenzimet

17 Qershor 2020, 16:29| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 16:32

  • Share

Erion Isufi, kunati i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka humbur betejën ligjore me deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati.  Isufi, kishte paditur në gjykatën e Tiranës Bushatin duke kërkuar prej këtij të fundit një dëm pasuror prej 20 milion lekë të vjetra.

Kjo pasi sipas kunatit të Lulzim Bashës, deputeti i PS Ervin Bushati, i kishte cënuar nderin dhe moralin me deklaratat e tij të bëra në masmedia, duke e akuzuar për lidhje korruptive. Por pas disa seancave gjyqësore, gjyqtari i Tiranës Ervin Pollozhani vendosi të rrëzojë kërkesën e Isufit, duke e cilësuar kërkesën për dëmshpërblim prej 20 milionë lekësh, si të pabazuar në ligj.

Gjyqtari Pollozhani argumenton se qëndrimet publike të deputetit Bushati, janë opinione politike që i adresohen kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku mes këtij të fundit dhe Erion Isufit, dihet tashmë që ka një lidhje të afërt familjare. Nisur në këto kushte, gjykata në muajin Mars 2020 ka vendosur të rrëzojë kërkesën dhe shpenzimet prej 203 mijë lekë të vjetra, t’ia ngarkojë biznesmenit Erion Isufi.

Vendimi i gjykates

Komento

Komente

  • Lida: 18/06/2020 10:29

    Po pse degjoka nga e majta Pollozhani apo sepse dha nje vendim te drejt.Ishin mesuar te çpifnin keta kunetrit e Lulushit,cpif te çpifim se do ngelet dicka dhe kur nuk ngelet asnjegje,fajin e ka Pollozhani.Me ne fund po ndershkohen edhe te pa prekshmit

    Përgjigju
  • asd: 17/06/2020 17:19

    Erioni degjoka me mire me veshin e majte.

    Përgjigju
    • Lushnjari: 17/06/2020 21:33

      Edhe Pollozhani me te majten degjoka, duke i bere yzmet vetingut, por nuk e dime e ka deklaruar investimin ne Canada

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?