Rrëzohet kërkesa për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS! Rahmet pastë Reforma në Drejtësi

11 Prill, 19:15| Përditesimi: 11 Prill, 19:33

  • Share

 

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat pas rrëzimit të kërkesës për dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Ai shprehet  se me votën e socialistëve, gjykata humbi kuptimin e ekzistencës së saj.

“Rahmet pastë reforma në drejtësi. Çdo vendim gjykate përfshirë atë supreme e kushtetuese që cënon interesin personal të Ramës apo bashkëpunëtori të tij nuk  ka asnjë vlerë griset në sytë e çdo qytetari të republikës së Shqipërisë Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Nëse Xhaçka nuk zbaton në vendimin e gjykatës kushtetuese, Rama nuk e zbaton, pse duhet shqiptarët të zbatojnë një vendim të gjykatave të zakonshme. Sot ka rënë çdo garanci kushtetuese për çdo qytetar”, tha Bardhi.

"Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha  ai mes të tjerash.


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?