Taulant Balla

Rrëzohet dekreti i Metës, Balla: Presidenti të heqë dorë nga shoqërimi me persona të inkriminuar!

29 Tetor 2020, 16:25| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 17:00

  • Share

Pas përfundimit të seancës parlamentare, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri thirrje Presidentit Meta që të heqë dorë nga shoqëria me njerëz të inkriminuar.

Në një deklaratë për mediat ai tha se e mirëpresin opinionin e Venecias që sipas tij. Balla deklaroi se dekreti i Metës për rikthimin në Kuvend nuk ka qenë në fokusin e Venecias duke qenë se nuk ka pranuar për një proces të përshpejtuar.

“Që nga ky moment instuticionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve ka kodin e ri zgjedhor për ta ndjekur dhe për të garantuar zgjedhje. Gjej rastin të shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvend e kemi pritur dhe e mirëpresim çdo lloj rekomandimi që vjen nga Komisoini i Venecias, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në rastin në fjalë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu se nuk ishte rast urgjent. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura në Europë. Besoj qe Presidenti i Republikë s’ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi, e ftoj të heq dorë nga etiketimet e panevojshme në kurriz të Kuvendit. Duke qenë se një pjesë e mediave kanë transmetuar pamje të Presidentit në një gjendje të Presidentit jo normale në prani të individëve me të shkuar kriminale i bëj thirrje të heqë dorë nga këto prezenca. Në kushtet ku kemi pasur një aksident të rëndë,i bëj thirrje q të mos gjendet në prani të këtyre personave që janë pronarë në atë zonë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg dhe i ftoj të gjiktha partitë që të respektojnë rregullat e garës. Gara është e njëjtë dhe e barabartë për të gjithe”, tha Balla.

Me 97 vota kundër, 13 pro dhe 1 abstenim, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presientit Meta për rikthimin për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke lënë në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Isufi: 29/10/2020 21:25

    Ky lloj krimbi nuk duhet te dale me para ketij Populli me nje qind halle dhe bark bosh

    Përgjigju
  • Drejtesi: 29/10/2020 20:55

    Seanca per futbollistin nga guinea u caktua me 10 nentor. A thua Presidenti do i sherbeje si perkthyes ne kete séance per te cuar nderin deri ne fund. Po seanca gjyqesore per Presidentin à eshte caktuar? Kush nga keta te dy ka bere gabimin me te rende...

    Përgjigju
  • Babale: 29/10/2020 17:43

    O Balla Zoti Meta eshte ne nivelin e tyre prandaj hedh valle meto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?