Rrëzohet avioni ushtarak rus me 15 persona në bord, shikoni videon

12 Mars, 15:00| Përditesimi: 12 Mars, 15:04

  • Share

Moskë- Një avion për transportin ushtarak të Rusisë u rrëzua sot teksa po ngrihej nga një bazë ajrore në perëndim të Rusisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Mësohet se në bordin e avionit ishin 15 persona. Avioni u rrëzua në rajonin e Ivanovo, 250 km në veri lindje të Moskës.

 Nga 15 personat në bord, tetë prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa shtatë të tjerë udhëtarë

Zjarri në motor gjatë ngritjes ka mundur ta shkaktojë rrëzimin e avionit, sipas Ministrisë.

Avioni katërmotorësh, Il-76, është avion transportues që është përdorur prej viteve ’70 nga forcat ajrore sovjetike dhe pastaj nga ato ruse.

Rrëzimi i avionit ndodhi në një ditë kur Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se Ukraina e sulmoi Rusinë me dronë dhe raketa.

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?