Foto ilustruese

Rrëzohet avioni ushtarak në Itali, po kthehej nga një mision stërvitor! Në kërkim piloti

13 Dhjetor 2022, 22:49| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 22:54

  • Share

ITALI - Një avion ushtarak i Forcave Ajrore që u nis nga aeroporti Trapani Birgi dhe duhet të ulej në bazë është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në grykëderdhjen e lumit Birgi. Ende po kërkohet piloti që drejtonte aeroplanin. Një ekip specialistësh nisi kërkimet që prej pasdites.

Avioni u rrëzua ndërsa po kthehej nga një mision stërvitor, për arsye të panjohura. Një helikopter nga Qendra Sar u ngrit menjëherë nga baza e Trapanit për të gjetur zonën e saktë të përplasjes dhe për të kërkuar pilotin.

Avioni u bë copë copë nga përplasja dhe rrënojat me zjarr u gjetën gjithashtu disa qindra metra larg. Nuk kishte asnjë alarm para rrëzimit dhe me kalimin e orëve, shpresat për të gjetur pilotin të gjallë po bëhen gjithnjë e më të dobëta.

‘Eurofighter Typhoon’ është një gjuajtës i gjeneratës së fundit, avioni luftarak më i avancuar i zhvilluar në Evropë.

 

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?