Foto ilustruese

Një bombardues rus, SU-34, rrëzohet në Kaukaz, vdes i gjithë ekuipazhi në bord

11 Qershor, 09:37| Përditesimi: 11 Qershor, 10:30

  • Share

Një bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord,informon agjencia e lajmeve Reuters. 

“Në Republikën e Osetisë së Veriut-Alanisë, në një zonë malore, një avion Su-34 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

“Avioni u rrëzua në një zonë të shkretë. Nuk ka shkatërrime në tokë, ndërsa ekuipazhi humbi jetën”.

Ndërkohë është ende e paqartë se sa njerëz ishin në bord.

Sukhoi Su-34 është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi rus me origjinë sovjetike.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?