Vladimir Putin

Rrëzimi i avionit rus me 74 persona në bord, Putin: Kievi ishte në dijeni se aty kishte të burgosur ukrainas

26 Janar, 20:35| Përditesimi: 26 Janar, 20:39

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se avionin ushtarak rus, tip Ilyushin Il-76, me 65 të burgosur ukrainas brenda, është rrëzuar nga vetë ushtria e Ukrainës.

Teksa shprehej për herë të parë në lidhje me ngjarjen tragjike, e cila ndodhi të mërkurën e 24 janarit, Putin tha se rezultatet e hetimeve të deritanishme nga Moska do të publikohen brenda dy-tre ditëve, por rezultatet paraprake tregojnë raketat që goditën aeroplanin ishin amerikane ose franceze.

Ndër të tjera, Putin akuzoi Ukrainën se ishte në dijeni se avioni Ilyushin Il-76 mbante 65 të burgosur ukrainas, të cilët ishin robër të luftës.

“Nuk e di nëse ata e bënë atë qëllimisht apo gabimisht, por është e qartë se ata e bënë”,- tha Putin këtë të premte.

“Në çdo rast, ajo që ka ndodhur është krim. Nga pakujdesia ose me dashje në çdo rast është krim”,- shtoi ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 6 anëtarë të ekuipazhit rus dhe 3 ushtarë rusë ishin gjithashtu në bordin e avionit.

Ukraina ende nuk ka konfirmuar apo mohuar autorësinë  e sulmit, por ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ishte paralajmëruar se një aeroplan që mbante të burgosur ukrainas do të fluturonte mbi rajonin Belgorod të Rusisë në atë kohë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?