Rrëzimi i avionit MH17/ Pas dënimit me burg të përjetshëm, Australia i kërkon Rusisë dorëzimin e 3 autorëve

18 Nëntor 2022, 15:48| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 15:42

  • Share

1668782477_Avio.PNG

Australia i ka bërë thirrje Rusisë që të ekstradojë tre persona të shpallur fajtorë për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines mbi Ukrainë me 298 persona në bord, raporton BBC.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të dorëzojë të dënuarit, në mënyrë që ata të përballen me dënimin e Gjykatës për krimin e tyre të tmerrshëm”, tha ministrja e Jashtme, Penny Wong.

Ditën e djeshme, një gjykatë holandeze ka dënuar me burgim të përjetshëm dy shtetas rusë dhe një separatist ukrainas për rrëzimin e avionit Malysian Airlines, MH17 në të cilën mbetën të vrarë 298 persona.

Vendimin e gjykatës holandeze, Rusia e ka quajtuar si skandaloz dhe të motivuar politikisht, ku edhe pse ende personat përgjegjës nuk janë dorëzuar, ka ende mundësi që tre personat të dorëzohen para drejtësisë.

"Gjyqi në Holandë ka të gjitha shanset për t'u bërë një nga më skandalozët në historinë e proçeseve gjyqësore me listën e tij të gjerë të çudirave, mospërputhjeve dhe argumentave të dyshimta të prokurorisë, të cilat megjithatë formuan bazën e vendimit”, shkruhej në një deklaratë në faqen e Ministrisë së Jashtme.

Më shumë se tetë vite pasi fluturimi MH17 u rrëzua nga një raketë e prodhuar nga Rusia mbi Ukrainën lindore, gjykata arriti në përfundimin të enjten se raketa ishte gjuajtur qëllimisht për të rrëzuar një aeroplan, edhe nëse objektivi kishte qenë një avion ushtarak dhe jo një aeroplan civil.

Dy rusët, Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky, dhe ukrainasi Leonid Kharchenko, ishin të gjithë figura të larta në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR), e krijuar nga të ashtuquajturit separatistë kur shpërtheu lufta në Ukrainën lindore muaj përpara se të sillej MH17.

Gjykata zbuloi se Rusia kishte kontroll të përgjithshëm mbi DPR dhe se kishte prova të shumta të kontaktit me Moskën para dhe pas sulmit. Ministrja e jashtme australiane u tha gazetarëve se gjykata holandeze kishte dhënë drejtësi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?