Anija ‘Butrinti’

Rrezikuan të mbyteshin në Egje! Anija ‘Butrinti’ së bashku me anijet greke dhe turke shpëtojnë gomonen me 55 emigrantë (Fotot)

9 Korrik 2023, 12:23| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 12:28

  • Share

Anija shqiptare 'Butrint' së bashku me anije greke dhe turke kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetët e 55 emigrantëve të cilët rrezikonin të mbyteshin në Egje.

 Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebok, ku ka ndarë disa foto nga anija ‘Butrinti’.

“Anija 'Butrint' tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes 'Butrinti' shpëtuan 55 emigrantë nga një karrocë në vështirësi.Në këtë operacion shpëtimi, personeli i FA tregoi përkushtim të palëkundur për të parandaluar humbjen e jetëve njerëzore dhe gatishmëri për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, ka shkruar Peleshi.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?