Rrezikuan jetën e pushuesve! Policia bllokon 8 mjete lundruese në Kavajë dhe Dhërmi, gjobiten pronarët  

5 Qershor 2023, 11:08| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 11:32

  • Share

Tetë mjete lundruese u bllokuan nga policia kufitare gjatë aksionit të fundit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar manovra të rrezikshme për jetën e pushuesve.

Pak para nisjes së sezonit turistik, policia kufitare ka shtuar kontrollet intensive ndaj mjeteve lundruese në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shëngjin për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.

Së fundmi, përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Shëngjin, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, kryesisht mjete lundrimi për argëtim.

Konkretisht në zonën “Shkëmbi i Kavajës” dhe në Dhërmi, u bllokuan 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski”, drejtuesit e të cilave cenonin sigurinë e pushuesve për shkak se kryenin manovra të rrezikshme, jashtë perimetrit të përcaktuar për këto mjete.

Ndërsa 6 mjete të tjera, 3 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 Skaf, u bllokuan pasi u konstatuan duke lundruar në cenim të ligjit dhe rregullave të lundrimit.

Ndëshkohen me masa administrative nga 10 mijë  dhe 100 mijë  lekë të rinj, drejtuesit e tyre.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve dhe krimeve detare, si dhe për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit nga shtetasit që përdorin mjete lundurese. Këto kontrolle, në koordinim me shërbimet e drejtorive vendore të Policisë Durrës dhe Vlorë dhe të komisariateve në varësi të tyre, me objektivin kryesor, garantimin e një sezoni turistik të sigurte”-njofton policia.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 05/06/2023 11:16

    Bllokoni krejt se nuk duhen asgja Jet ski

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?