Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen 52 emigrantë nga Sudani e Jemeni në brigjet turke! Pjesë e operacionit të shpëtimin edhe efektivë shqiptarë

19 Korrik 2023, 08:33| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 08:38

  • Share

52 emigrantë nga Sudani dhe nga Jemeni janë shpëtuar, pasi po rrezikonin të mbyteshin teksa udhëtonin me gomone në brigjet turke.

Shpëtimi i tyre u krye falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke, por edhe nga efektivët tanë të anijes ‘Butrinti’. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një reagim në rrjetet sociale theksoi se ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.

‘Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes "Butrinti"!  52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.  Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës.’- njofton ministri i Mbrojtjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?