Rrezikon të mbytet 7-vjeçarja në Shëngjin! Mungesë e vrojtuesve të plazhit

5 Korrik 2023, 12:41| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 20:44

  • Share

SHËNGJIN- Një 7-vjeçare është rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranes së Hedhur në Shëngjin. Fatmirësisht, 7-vjeçarja është arritur që të shpëtohet nga pushuesit e tjerë të cilët e kanë nxjerrë nga deti dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha ne lidhje me rastin.

Ndonëse jemi në mesin e sezonit turistik, një problematikë që haset është mungesa e vrojtuesve të plazhit që bën edhe të pasigurt qëndrimin e pushuesve që zgjedhin bregdetin shqiptar.

Plazhi i Ranës së Hedhur ka gjithsej vetëm 4 kulla vrojtimi, ndërsa kjo është një ndër zonat më të frekuentuara në bregdetin e Shëngjinit, në të cilin shpesh kullat janë bosh.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?