Foto ilustruese

Kronikë

Shëngjin/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet turistja 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut

4 Korrik 2021, 11:10| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 11:12

  • Share

Një 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut ka rrezikuar të mbytet në Shëngjin mëngjesin e sotëm. Fatmirësisht e moshuara u shpëtua, ndërsa u nxor në breg dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet në kujdesin mjekësor.

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik, problem mbetet fakti se në shumë zona bregdetare mungojnë rojet bregdetare.

Disa ditë më parë ministri Blendi Klosi paralajmëroi se të gjithë ato pronarë që nuk marrin masa dhe nuk vendosin roje bregdetare do të mbajnë përgjegjësi dhe do të ndiqen penalisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?